echo "";

Reth nesh

SAHATI

I pozicionuar në zemër të Pazarit të Vjetër të Korçës, Sahati është një vlerë e shtuar e atraksionit turistik më të preferuar në Korçë. Sahati vjen në shërbimin tuaj me ambiente akomoduese, çlodhëse, tërheqëse dhe mbi të gjitha zgjon tek turistët dëshirën e madhe për ta shijuar e përjetuar sa më mirë historinë e Pazarit të vjetër të Korçës por edhe të objektit historik më të vjetër në Korçë, Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit, gurthemeli i qytetit tonë.

Si një qëndër multifunksionale,Sahati vendos në dispozicionin tuaj hotelin, restorantin,barin, këndin e lojërave dhe sallën e konferencës.

Hoteli

Dhomat e hotelit, me një stil të veçantë aredimi do ti japin akomodimit tuaj rehatinë e duhur dhe do ta bëjnë qëndrimin tuaj në Sahat sa më interesant.

Restoranti

E quajtur ndryshe si "Sofra tradicionale", do të jetë një qasje e re gastronimike dhe një ndërthurje e gatimeve të larmishme ku fokusi do të jetë tek gatimet tradicionale dhe ato orientale. Por sigurisht arkitektura antike dhe dizajni unik i restorantit janë ato të cilat i japin më shumë vlerë pritjes tuaj në tavolinë.

Bari

Një ambient ku lartësia e së cilit është sinonimi dhe sinkronizimi i pamjes mahnitëse me çlodhjen fizike dhe shpirterore. Qëndrimi atje do të ofrojë për ju mundësinë për të vëzhguar disa nga pamjet më të bukura të qytetit dhe veçanërisht të pazarit, të cilat nuk do të kishit mundësi ti shinit me aq hollësi dhe bukuri nga ndonjë vend tjetër.

Këndi i lojërave

Ndërsa jeni duke shijuar qëndrimin tuaj tek Sahati, fëmijët tuaj mund të argëtohen tek këndi i lojërave, ku do të kenë gjithçka që ju nevojitet për të luajtuar lojërat e tyre argëtuese dhe edukative.

Salla e konferencave

Sahati vendos në dispozicion sallën e konferencave për takime, trajnime, konferenca, seminare dhe për evente të ndryshme.

Ejani dhe shijoni diten tuaj

sqAlbanian